Bota

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-Kinë

Falë përpjekjeve të përbashkëta të ekipeve ekonomike-tregtare kineze dhe amerikane, të dy palët kanë arritur një marrëveshje. Teksti i marrëveshjes përfshin nëntë pika: preambulën, pronësinë intelektuale, transferimin e teknologjisë, ushqimet dhe produktet bujqësore, shërbimet financiare, kursin e këmbimit dhe transparencën. Në të njëjtën kohë, të dy palët arritën marrëveshje që Shtetet e Bashkuara të përmbushin angazhimet e tyre përkatëse për të anuluar rritjen e tarifave për produktet kineze.