Aktualitet

Arta Marku urdhëron Prelën të izolojë kriminelët e rrezikshëm

Kryeprokurorja Arta Marku i ngarkon Prokurores për Krime të Rënda, Donika Prela, të zbatojë regjimin për zero kontakte të kriminelëve të rrezikshëm me botën jashtë. Kjo do të bënte të mundur uljen e numrit të krimeve të porositura brenda burgjeve. Të burgosurit do t’u kufizohen telefonatat, kontaktet me familjarët apo edhe numri i sendeve personale që mund të mbajnë në qeli. Gjithashtu, do të jenë gjatë gjithë kohës të vëzhguar nga kamerat e sigurisë.