Showbiz

Artisti shqiptar humbet babain, ja fjalët e ëmbla që ja dedikon të atit të ndjerë

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare muzikani, studiuesi dhe kritiku i muzikës, Loro Sata. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, artisti shqiptar Vlashent Sata i cili përmes një postimi në rrjetet sociale na preku të gjithëve.

Vlashenti i kushtoi babait të tij të ndjerë fjalët më të ëmbla e më të vyera duke theksuar se i ati do të mbetet gjithmonë muzika e tij.

““Ti do jesh gjithmone nota ime e parë! Ti je muzika ime, dashnia për jetën, o i buti im zemërmal! Natë me shi sot baba im, po nesër me ty në shpirt prap kam me knu si mke msu ti! Dritë paç o fëmija ma i bukur që kam njoft!” -shkroi Vlashenti.

Loro u lind në qytetin e Shkodrës, aty ku dhe kreu vitet e para të shkollës. Studimet e larta i mbaroi në Tiranë, në “Institutin e Lartë të Arteve të Bukura”, atë që sot njihet si “Akademia e Arteve”.

Pas mbarimit të studimeve u emërua mësues muzike në dy fshatra të rrethit të Lezhës, në Shëngjin dhe Ishull Shëngjin, pastaj si përgjegjës i vatrës së kulturës po në Shëngjin dhe përfundimisht si përgjegjës muzike në shtëpinë e kulturës dhe të krijimtarisë popullore “Manush Alimadhi” të këtij rrethi.