Aktualitet

Artur Bushi, sot në prokurori për çështjen “Xhisiela”

Kryetari i Bashkisë së Krujës mbërriti pak çaste më parë në Prokurorinë e Tiranës.  Artur Bushi është thirrur për t’u pyetur për hetimet që po zhvillohen për çështjen me ndjeshmëri të lartë publike “Xhisiela”. Kryebashkiaku Bardhi është kallëzuar nga nënkomisari i Krujës Emiliano Nuhu për kërcënim, me qëllim mbylljen e hetimeve për rastin ku denoncohej për dhunë, djali i një deputeti socialist.