Politikë

Artur Çobani është deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë

Rokadë deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë. Artur Çobani është deputeti më i ri i që i përket respektivisht listës për Qarkun e Fierit. Ai zëvendëson në këtë detyrë socialistin Arben Çuko, që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Çobani do të jetë pjesë e legjislaturës së vjetër që e ka përfunduar mandatin, por vijon së funksionuari deri në fillimin e punës në shtator, të Legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit.