Politikë

Asambleja Kombëtare Socialiste do të mblidhet më 22 Korrik

Asambleja Kombëtare Socialiste do të mblidhet më 22 Korrik. Kjo u vendos sot në mbledhjen e Kryesisë që po zhvillon punimet prej rreth një ore, në selinë rozë, nën drejtimin e kryeministrit Rama. Edhe më herët, Rama kishte njoftuar pas  takimeve e analizës në çdo qark, brenda Korrikut do të mblidhet Asambleja. Ndërkaq, në Kryesi po analizohet vota e vendoreve të 30 Qershorit.