Aktualitet

Asnjë ankimim nga kandidatët për kryeprokuror

Përfundon afati për ankimimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Burime zyrtare nga Gjykata Administrative e Apelit bëjnë të ditur se asnjë nga 3 kandidatët nuk ka ankimuar renditjen e KLP-së. Olsian Cela renditet i pari Arta Marku e dyta dhe Fatjona Memçaj e treta. Një ditë më parë, Arta Marku i kërkoi Këshillit pikëzimin e detajuar. KLP pritet që ti dërgojë listën Kuvendit për votim.