Aktualitet

Asnjë gjurmë nga kapiteni i jahtit që u gjet në Shëngjin, bashkëshortja apel për ndihmë

Tashmë disa ditë nga gjetja e një jahti të braktisur në Detin Adriatik dhe dokumenteve të kapitenit Sezgin Yavuz, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e shtetasit turk. Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur disa ditë më parë në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik. Bashkëshortja e shtetasit turk, qe pretendohet se ishte kapiteni i jahtit, apelon autoritetet që të bëjnë të mundur gjetjen e të shoqit.