Bota

Assange padit qeverinë e Ekuadorit për shkelje të të drejtave

Julian Assange paditi qeverinë e Ekuadorit për shkeljen e “të drejtave dhe lirive themelore” të tij, pavarësisht faktit se ai ende është duke u strehuar në ambasadën këtij vendi në Londër. Ky veprim vjen disa muaj pasi Ekuadori ndërpreu komunikimet me të dhe vetëm pak ditë pasi ndaj tij u vendosën rregulla të reja, duke përfshirë largimin nga godina nëse do jepte deklarata politike.