Bota Lajmet e fundit

Astronauti DJ ndez festën nga hapësira

Astronauti italian, Luca Parmitano është bërë i pari DJ në orbitë pasi luajti një set muzike elektronike nga stacioni hapësinor ndërkombëtar duke elektrizuar pushuesit në një anije krocere në detin Mesdhe. Në disa ekrane gjigante mbi anije, performanca e pazakontë muzikore u transmetua live. Para se të linte tokën për t’u nisur drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar, më 20 korrik , Parmitano kishte marrë disa mësime si DJ.