Aktualitet

Atentat në Elbasan, një i vrarë dhe një i plagosur

Një 23-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një atentati me armë në Peqin. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në fshatin Përparim. Viktima është identifikuar si Andi Zylyfi. Ai u dërgua në spital por menjëherë më pas mjekët shpallën vdekjen e tij dhe deklaruan se i riu kishte ardhur pa shenja jete. Drejt viktimës dhe të plagosurit dyshohet se është qëlluar nga persona që ndodheshin brenda një automjeti në ecje. Policia po heton për ngjarjen.