Rajoni

Athina përshëndeti miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë

Athina përshëndeti miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë. Në një mesazh në “Twitter”, Kryeministri Aleksis Cipras iu drejtua homologut maqedon me fjalët: “Urime, miku im, Zoran Zaev! Votimi është një hap i madh drejt suksesit tonë të përbashkët. Një hap shumë i rëndësishëm drejt të ardhmes paqësore e prosperuese të popujve tanë”. Amendamentet cilësohen “të domosdoshme” për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e Emrit në “Maqedonia e Veriut”.