Rajoni

Athinë, anarkistët sulmojnë përsëri

Sërish tensione në lagjen rebele “Eksarqia” të Athinës. Grupe anarkistësh sulmuan me gurë dhe kokteile molotov një stacion policor, si dhe zyrat e partisë opozitare PASOK. Agjentët grekë u kundër-përgjigjën duke përdorur granata shpërthyese e gaz lot-sjellës. Sulme të tilla janë diçka e zakonshme në “Eksarqia”, lagjen epiqendër të trafiqeve të drogës, armëve e kontrabandës së cigareve në Greqi.