Aktualitet

Audio përgjimi, thirren në Prokurori tre zyrtarët e PD-së

Thirren në prokurori për t’u marrë në pyetje rreth përgjimit audio, 3 përfaqësues të PD-së. Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi pritet të dëshmojnë nesër paradite në orën 10:30 në Prokurori në lidhje me bisedën audio që ata pretendojnë se është e vëllait të Ministrit të Brendshëm që bën pazare droge. Një ditë më parë oficerët e policisë gjyqësore nisën hetimet për verifikimin e saj.