Lifestyle

Australia mundëson ‘fluturimin në askund’ dhe biletat u shitën për 10 minuta

Një studim global i kryer së fundmi ka treguar se 48% e njerëzve kanë një nivel më të lartë stresi për shkak të pamundësisë për të udhëtuar.

Për këtë, një linjë ajrore në Australi ka mundësuar ‘fluturimin në askund’ që zgjat 7 orë për t’ju rikthyer humorin e për t’ju rritur adrenalinën banorëve të saj. Qantas ka bërë të mundur që njerëzit të fluturojnë përqark Australisë por pa ndaluar askund. Nisja bëhet nga Sydney po ashtu dhe zbritja.

Pasagjerët do të bëjnë një shëtitje me avion përreth 7 orë duke parë nga lart panoramat më të bukura të Australisë si Uluru apo The Great Barrier Reef. Edhe pse kjo risi do të vihet në zbatim më 10 tetor, biletat për fluturimet e para janë shitur brenda 10 minutave.

Avioni ‘Boeing 787 ‘me 134 pasagjerë shiti të gjitha biletat, çmimet e të cilës shkonin nga 2.765 dollarë për klasin e parë tek më e lira, 575 dollarë.

Momentalisht eskperiencën e ‘udhëtimit në askund’ do të mund ta përjetojnë vetëm banorët e Australisë pasi të gjitha kufinjtë janë të mbyllura. Udhëtime të tilla mund të bëhen edhe në shtete të tjera pas qershorit të vitit të ardhshëm.

Një fluturim i ngjashëm pritet të bëhet edhe në Antarktikë por ndryshe nga Australia, pasagjerët do të lejohen të ngrihen nga vendet ku janë ulur, ndërsa udhëtimi do të zgjasë plot 13 orë.