Bota

Australia njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Australia njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, por se nuk do ta zhvendosë menjëherë Ambasadën nga Tel Avivi. Këtë e bëri të ditur Kryeministri Scott Morrison , i cili po ndjek hapat e ndërmarrë nga Presidenti Amerikan, Donald Trump. Në Maj të këtij viti, Ambasada e Uashingtonit u zhvendos në Jeruzalem, duke shkaktuar polemika në botën arabe.