Sport

Australian Open 2020, Nadal kualifikohet për në raundin e dytë

Rafael Nadal ndjek shembullin e dy të mëdhenjve të tjerë të tenisit; Fefderer e Djokovic dhe kualifikohet për në raundin e dytë të turneut të Australian Open. Numri 1 i renditjes botërore e nisi aventurën e tij në turneun e parë Grand Slam të vitit me sfidën ndaj bolivianit Hugo Dellien të cilit i dha një leksion të mirë tenisi teksa e mundi pastër 3-0 në vetëm 2 orë e 2 minuta lojë. Nadal që do të kërkojë titullin e dytë në Australian Open pas atij të 2009, do të përballet me argjentinasin Federico Delbonis.