Bota

Austria: Mundësia e një Brexit-i pa marrëveshje gjithnjë e më e afërt

Austria e sheh gjithnjë e më të afërt mundësinë e një Brexit-i pa marrëveshje. Qëndrimin e shprehu kancelari Sebastian Kurz duke folur në samitin e Bashkimit Europian në Bruksel ku mbrojti homologen britanike. Kurz tha se “Nuk ka arsye për të denigruar Theresa May-n”, për të cilën u shpreh se “nuk ishte në situatë të lehtë, thjesht donte të arrinte një Brexit të rregullt”. “Padurimi e sulmet personale nuk përmirësojnë situatën”, – theksoi shefi i qeverisë së Vjenës.