Aktualitet

Automjetet që nuk do të lëvizin gjatë sezonit veror

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve me peshë mbi 7.5 ton dhe gjatësi mbi 12 metra gjatë fundjavave. Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë ato mjete, që transportojnë mallra ushqimorë. Pezullimi i qarkullimit të tyre do të jetë përgjatë periudhës 15 qershor-15 shtator. Akset rrugore ku nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve mësohet të jenë akset që lidhin zonat bregdetare, kryesisht në jug të vendit.