Rajoni

Autostrada Sarajevë-Beograd kundërshtohet nga “Republika Serbe”

Serbët e Bosnjes kundërshtojnë planet e ndërtimit të autostradës Sarajevë-Beograd, për të cilën Turqia shprehet e gatshme të ofrojë 3 miliardë euro. Republika Serbe e ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë marrëveshjen. Ekspertët mendojnë se reagimi negativ i serbëve të Bosnjes ndaj paktit financiar me Turqinë është i motivuar politikisht.