Rajoni

Avdullah Hoti përshëndet aksionin kundër veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përshëndeti aksionin e një nate më parë në fshatin Karaçevë të komunës Kamenicë kundër veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit që çoi në 33 të arrestuar, mes tyre 10 policë. Në një postim në rrjetet sociale, Hoti shprehet se “Ky është vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë”. Sipas tij, “Aksioni dëshmon se institucionet e sigurisë në Kosovë, janë të afta të garantojnë rendin dhe ligjin”.