Showbiz

Avril Lavigne zbulon luftën e saj me sëmundjen “Lyme”

Këngëtarja e famshme e cila është rikthyer pas 4 vitesh me këngën më të re “Head Above Water” ka rrëfyer se si është të luftosh me një sëmundje si “Lyme”.

Në vitin 2014 gjatë turneut të fundit muzikor, Avril po ndjente rënie të theksuar të imunitetit të saj dhe energjisë. “Shpeshherë më binte të fikët në skenë, shikimi më errësohej dhe nuk merrja dot frymë. Për shumë javë pyesja vetën se çfarë dreqin po ndodhte me mua” ,-u shpreh ajo.

Pasi u diagnostikua me “Lyme” (infeksion bakterial që shkaktohet nga pickimi i një insekti të quajtur ‘ixodes scapularis’), këngëtarja tha se për dy vite ka qenë në regjim të plotë shtrati dhe shpeshherë mendonte se do të vdiste.

“Karriera ime po shkatërrohej ashtu si shëndeti. Për netë të tëra lutesha që të shpëtoja edhe pse më dukej fundi. Është e njejta ndjesi sikur je nën ujë dhe nuk mund të marrësh frymë për një kohë të gjatë” ,-përfundoi Avril duke shtuar se kështu lindi ideja e këngës së saj “Head Above Water”.