Showbiz

“Bafta Awards”, zbulohet arsyeja përse Brad Pitt anuloi pjesëmarrjen në momentin e fundit

Pak ditë më parë u mbajt në Londër, ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve “Bafta”.

Teksa të gjithë prisnin me padurim parakalimin e Brad Pitt në tapetin e kuq, ky i fundit nuk u shfaq fare. Përfaqësues të aktorit kanë zbuluar se arsyeja përse Bratt anuloi udhëtimin e tij ishte për shkak të djalit Maddox.

18-vjeçari i cili ishte larg me studime u rikthye në shtëpi për të biseduar me babain e tij të cilin nuk e ka takuar që pas divorcit të shumëpërfolur të Pitt me Angelina Jolie.

Mesa duket Maddox dhe Brad kanë patur një marrëdhënie të ftohtë me njëri-tjetrin dhe 56-vjeçari nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në ceremoni pa takuar të birin.