Politikë

Balla i përgjigjet PD-së: Bego, çështja “Babale 3”!

Demokratët pyetën Taulant Ballën, nëse është ai politikani që ka marrë në mbrojtje biznesmenin Edmond Bego. Biznesmeni është arrestuar në Greqi dhe u la në burg sot, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që në Shqipëri ai zhvillonte i lirë aktivitetin e tij. Taulant Balla u përgjigj në FB, ku e etiketoi çështjen si “Babale 3”. Numri dy i PS sfidoi demokratët që të lënë pyetjet, por të ngrejnë akuza.