Politikë

Balla: Zgjedhjet në 30 qershor afat Kushtetues, nuk e luan topi!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor dhe këtë nuk e luan as topi. Gjatë një takimi në Cërrik bashkë me kandidatin për kryetar bashkie Andis Salla, Balla tha se opozita e ka kryer në praktikë bojkotimin e zgjedhjeve dhe vendi nuk mund të rrijë pa administratorë vendorë sepse Lulzim Basha mund të mos jetë asnjëherë gati për zgjedhje.