Sport

Barcelona kryeson “ligën e parave” me të ardhura prej 840 milionë eurove

Barcelona kryeson listën e “Ligës së parave”, me të paktën 840 milionë euro gjatë sezonit futbollistik 2018-2019. Sipas raportit vjetor të organizatës “Deloitte”, e cila përpilon listën e 20 klubeve me të ardhurat më të larta, në krye është skuadra spanjolle, që lë pas Real Madridin me 757.3 milionë. Në vend të tretë qëndron Manchester United me 711.5, ndërsa fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpool klasifikohet i 7-ti, me 604.7 milionë euro të ardhura. Premier Liga angleze dominon me 8 nga 20 klube të listuara.