Politikë

Bardhi: Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit!

Numri 2 i partisë Demokratike nëpërmjet një statusi komentoi tenderin që Ministria e Brendshme i ka dhënë kompanisë “Kajmaku SHPK” për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. “Faktet janë të pakundërshtueshme, Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.”-thotë Gazmend Bardhi. Sipas tij ndërsa ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është në arrati, bashkëshortja e tij fiton tender 57 milionë lekë. Demokrati kërkon anulimin e tenderit, ndërsa shton se paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg.