Politikë

Bardhi: Presidenti Meta çmontoi me fakte të pakundërshtueshme qeverinë e Ramës!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, deklaron se tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës. Në një postim në Facebook, Bardhi thotë se Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Kushtetueses.