Politikë

Basha anulon takimet pas rasteve me Covid-19

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anulimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për sot pasditen e sot. Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre. I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të Bashws i planifikuar në orën 15.00, një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.