Politikë

30 Qershori, Basha: Raporti i ODIHR-it pohoi se nuk ishte i qytetarëve por i Edi Ramës!

Kreu i Partisë Demokratike thotë se raporti i OSBE-ODIHR-it pohoi se 30 qershori nuk ishte i qytetarëve, por i Edi Ramës dhe kriminelëve me të cilët ai qeverisë. Në një takim me strukturat në Malësi të Madhe, Lulzim Basha theksoi se tashmë politikat qeveritare i kanë katandisur njerëzit të mendojnë vetëm për bukën e gojës. Kreu demokrat deklaroi se energjia e opozitës nuk do të ndalet deri në transformin e Shqipërisë.