Aktualitet

Basha: Dëshmitarit X i janë ofruar 200.000 euro nga njerëz të Xhafajt!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një deklaratë për mediat mbrëmjen esotme, ku tha se njerëzit e Fatmir Xhafajt po tentojnë të blejnë Dëshmitarin X. Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi se dëshmitarit X i janë ofruar 200.000 euro nga njerëz të Xhafajt për të përgënjeshtruar deklaratat e tij. Basha shtoi se “struktura të krimit të organizuar kanë kërcënuar edhe gazetarin Jetmir Olldashi”, në lidhje me audio-përgjimin. “Kërcënimet dhe presionet janë rritur ethshëm para protestës së opozitës sepse ata kanë frikë”- tha kryedemokrati ndërsa kishte një apel për protestën e 26 majit.