Rajoni

Basha: Haradinaj, vuri Atdheun mbi gjithçka!

Në Tiranë, dorëheqja e parevokueshme e Kryeministrit të Kosovës është cilësuar si vendim i një burri shteti. Ministri për Diasporën Pandeli Majko tha se Ramush Haradinaj kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Ndërsa për kryedemokratin Lulzim Basha, Haradinaj vuri atdheun mbi gjithçka.