Politikë

Basha i refuzoi ftesën për takim, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Rama replikoi me kryedemokratin Basha pas refuzimit që ky i fundit i bëri ftesës për takim. “Lulzim Basha, ai reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamenti” shkruan Rama në rrjete sociale. Kreu i qeverisë i bëri thirrje Bashës që të vazhdohet puna e nisur.