Politikë

Basha: Krahas DSIK-së duhet të hetohen Rama, Buashati, Cakaj dhe SHISH

Pas kërkesës së Presidentit Ilir Meta për hetim parlamentar të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, lidhur me certifikatën e sigurisë së Gent Cakajt, Opozita kërkon që ky hetim të zgjerohet. Sipas Kryedemokratit Basha, krahas DSIK-së duhet të hetohen dhe Kryeministri Rama, Ditmir Bushati, Gent Cakaj dhe Shërbimi Informativ Shtetëror lidhur me dhunimin e ligjit që cënon sigurinë e informacionit sekret e të sigurisë së vendit. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Meta vëren se për 7 muaj, zv.Ministri i Punëve të Jashtme, Cakaj refuzoi të verifikohej dhe vetëm kur u propozua për ministër, u pajis me certifikatë sigurie brenda 24 orësh, një javë më parë.