Politikë

Basha: Mision i pamundur që ambasadorët të sjellin investime të huaja në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha reagoi për takimin e Kryeministrit Rama me ambasadorët e vendit tonë në botë, për diplomacinë ekonomike. Përmes një statusi në  “Facebook”, Basha shkruan se është mision i pamundur që ambasadorët të sjellin investime të huaja në Shqipëri. Kryedemokrati  shpjegon se klima për bizneset e huaja është përkeqësuar në këto katër vitet e fundit, për shkak të korrupsionit, rritjes së taksave.