Politikë

Basha në Burrel: Shqiptarët të vendosur për të marrë fatin e tyre!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pranishëm sot në një takim në Burrel, tha se shqiptarët janë vendosur për të marrë fatin e tyre, në dorë. “Shqiptarët janë më të bashkuar, më të vendosur se kurrë për t’ia shkulur nga thonjtë Shqipërinë,  oligarkisë e bandës së krimit të Edi Ramës.”-tha Basha. Kryedemokrati ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e nesërme në orën 19 :00 para kryeministrisë.