Politikë

Basha në Prokurori, Kryemadhi: Shenjë e qartë se pushteti ka rënë!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar për thirrjen në Prokurori të kreut të opozitës Lulzim Basha pas akuzave të numrit të 2 të PS, Taulant Balla, për rastin “Xhisiela”. Monika Kryemadhi e cilëson vajtjen e Lulzim Bashës në Prokurori si shenja e fundit që ky pushtet ka rënë, e se frika që ka pushtuar mazhorancën tashmë nuk njeh më asnjë barrierë ligjore.