Politikë

Basha: Një pjesë e territorit të bazës ushtarake në Sarandë do t’u jepet oligarkëve

Lulzim Basha denoncoi sot se një pjesë e territorit të bazës ushtarake në Sarandë po bëhet gati nga qeveria që t’u jepet oligarkëve. Sipas kreut demokrat, “Mbetet të verifikohet se kujt do t’i jepet”, por shtoi se emrat e përmendur janë të dyshuarit e zakonshëm, pjesë e 5 apo 6 oligarkëve që marrin çdo gjë në këtë vend. “Shpresoj të jetë lajm i rremë, në rradhë të parë sepse largimi i territoreve nga forcat e armatosura nuk mund të bëhet në mënyrë sekrete, por transparente se cënon sigurinë kombëtare”, – deklaroi Basha.