Politikë

Basha përshëndet vendimin e Gjykatës së Durrësit për Valbona Sakon

Lulzim Basha përshëndet vendimin e Gjykatës së Durrësit. Në një reagim të pak çasteve më parë në rrjetet sociale, kreu demokrat shkruan: “Farsa e 30 Qershorit, grusht kriminal i Edi Ramës, masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standardeve”. Ai akuzon Kryeministrin se uzurpoi të gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve. Sipas Bashës, “të gjithë do të përgjigjen për veprimet e tyre kriminale”. Më tej, nënvizon se “Shqipëria ka shërbyes civilë me kurajo e ndërgjegje, që i shërbejnë shtetit të së drejtës e jo partiak”.