Aktualitet

Basha: Po përgatitet ritenderimi i Unazës së madhe

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se po përgatitet një skenar i ri për Unazën e Re. Basha i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë. Basha: “Po përgatitet përfundimi i ritenderimit i pjesës së kapur në flagrancë. Është përgatitur dhe rimanipulimi i këtij loti. Ky tender duhet të anulohet i tëri. Kam emrin kush është përfituesi. Edvin Kristaq Rama, cili do të jetë biznesmeni i radhës, nuk besoj se do e mbajë të fshehtë gjatë. Protesta do na shohë në krah dhe në krye.” Basha kërkoi reagim qytetar për aferat korruptive që ia faturoi Qeverisë Rama.

i”