Politikë

Basha: Rama do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP

Një ditë pasi AKEP-i i dha ultimatum 44 portaleve shqiptare që kryenin veprimtari ekonomike dhe nuk ishin regjistruar me numër NIPT-i, sot reagoi Lulzim Basha. Kryedemokrati e cilëson AKEP-in si “Policia e Mendimit në duart e Ramës, për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën”. Basha shprehet se “Kryeministri kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar”. Sipas tij, “Rama do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”.