Politikë

Basha: Rama, përgjegjës për votimin e ndryshimeve kushtetuese!

Më herët kreu i Partisë Demokratike cilësoi kryeministrin Rama përgjegjës për votimin e ndryshimeve kushtetuese në seancë plenare. Sipas Lulzim Bashës, koston e konfliktit të krijuar “me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit” do ta mbajë vetëm Rama. “Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij” thotë Basha.