Politikë

Basha: Rama sot prishi në esencë marrëveshjen për reformën zgjedhore

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se Edi Rama sot prishi në esencë marrëveshjen për reformën zgjedhore pas deklaratës se është për hapjen e listave dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.  “Njeriu më i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e pushtetit ka kohë që manifestohet me gjuhën dhe veprimet e tij, por sot ka arritur një majë papërgjegjshmërie që nuk e ka pasur as Ramiz Alia në ditët e fundit. Sot Edi Rama në esencë ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, që u investuan forcat politike me dakordësinë e 14 janarit dhe ndërmjetësimin e SHBA-BE-së dhe Britanisë së Madhe. Në këtë marrëevshje ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore” tha Basha.