Aktualitet

Basha takim me partinë holandeze CDA

Lulzim Basha priti një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë simotër Kristian Demokrate Holandeze, CDA. Sipas Selisë Blu, Kryetari Basha tha se “bashkëpunimi i politikës me krimin goditi rëndë standardet e sigurisë, të demokracisë e votën e lirë”. Sipas tij, “kjo kontribuoi në perceptimin e një krize të rëndë në vend, duke e çuar në rekorde historike fluksin e azil-kërkuesve shqiptarëve në BE, përfshirë Holandën”. Bashkë-biseduesit holandezë shprehën gatishmërinë të ndihmojnë PD-në në kursin e reformimit, si dhe në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Gjithashtu, garantuan mbështetje për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri.