Politikë

Basha takon Glover: Reforma zgjedhore e vetmja rrugëdalje për krizën!

Në takimin me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover, kryedemokrati Lulzim Basha tha se i ka shprehur asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri. “Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë”, është shprehur Basha gjatë takimit. Basha ka theksuar se opozita e ka strategjinë e qartë për të realizuar këtë reformë dhe se vendi nuk ka kohë për të humbur.