Aktualitet

Basha:”Nuk trembemi nga makinacionet politike të Edi Ramës”

Ndërkaq sot u thirr në prokurori edhe kreu i PD. Lulzim Basha dëshmoi rreth çështjes së dhunimit të 25-vjeçares Xhisiela Maloku nga djali i deputetit Socialist Rrahman Rraja. Kryedemokrati u denoncua nga numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla, për “kallëzim të rremë” sa i përket çështjes “Xhisiela”. Basha tha se thirrja e tij në Prokurori nuk është fundi i opozitës por fillimi i fundit të një regjimi:“PD, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, as nuk trembemi as nuk shantazhohemi nga makinacionet politike të Edi Ramës por jemi të vendosur të çmontojmë krimin nga politika”,- u shpreh Basha.