Aktualitet

Basha:”Prioriteti ynë do të jetë hetimi i korrupsionit qeveritar dhe krijimi i kuadrit ligjor kundër krimit”

Një ditë pas miratimit të konçensioneve të rrugëve në Kuvend, Lulzim Basha foli sot për destabilitet total në vend, lidhur me ato që i cilëson “kontrata abuzive konçensionare të Qeverisë, me të gjitha format e krimit”. Kreu demokrat tha se me ardhjen në pushtet, “Hapi i parë do të jetë krijimi i kuadrit ligjor kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar”. Duke folur për prioritetet, Basha veçoi: “Prioriteti ynë do të jetë hetimi i korrupsionit të niveleve të larta; hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike; rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike Çdo kontratë koncesionare, çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale dhe do të hetohet pa asnjë përjashtim”.