Showbiz

Bashkëshortja e Kevin Hart zbulon arsyen përse ja fali tradhëtinë aktorit

Ky vit ka qenë plot ngjarje për aktorin e komedisë Kevin Hart.

Pas aksidentit të tmerrshëm me makinë, filmave të shumtë në të cilët ka marrë pjesë dhe publikimi i serive të dokumentarit të tij në “Netflix”, e bëjnë atë një ndër personazhet më të suksesshëm të vitit.

Në seritë e para të “Don’t Fuck This Up”, bashkëshortja e tij Eniko Parrish tregon për herë të parë rreth tradhëtisë së tij në vitin 2017-të dhe se si arriti ajo ta falte bashkëshortin.

“Unë isha shtatzënë dhe një mëngjes pashë një video të Kevin me një grua tjetër në shtrat. Mendova mos ishte montazh por mesazhet e shumta që më erdhën në Instagram më vërtetuan që nuk ishte. U ndjeva e mërzitur, e irrituar dhe mes lotësh e mora atë në telefon që të vinte menjëherë në shtëpi dhe të shpjegohej. Si e lejova një gjë të tillë të ndodhte?!” -u shpreh Eniko.

Më pas ajo shtoi se me shumë gjakftohtësi arriti t’ja falte tradhëtinë Kevin pasi nuk donte që djali i saj Kenzo të rritej pa praninë e babait. Familja për të është gjëja më e rëndësishme.

“E kemi kaluar bashkë atë periudhë aq të vështirë. I dhash edhe një mundësi tjetër por nëse nuk do ta vlerësonte këtë gjë do e kisha zhdukur nga jeta ime. Kevin është një burrë dhe një bashkëshort më i mirë falë kësaj ngjarjeje” -përfundoi ajo.