Showbiz

Bashkia e Tiranës dezinfekton edhe tregjet publike në Kryeqytet

Krahas dezinfektimit të hapësirave publike, ndërtesave dhe rrugëve tashmë Bashkia e Tiranës po dezinfekton edhe tregjet publike në mënyrë që të gjithë qytetarët të ndihen më të sigurt.

Kjo vjen në kuadër të masave të marra për parandalimin e Covid-19 në Shqipëri. Ky aksion është shtrirë jo vetëm në tregjet pranë qendrës por edhe në periferi.

Ndërkaq, botet me solucion special bëjnë dezinfektimin e rrugëve të kryeqytetit ndërsa makina të posaçme hedhin dezinfektues në ajër.