Aktualitet

Bashkia e Tiranës transformon rrugët e Kombinatit

Në zonën e Kombinatit, Bashkia e Tiranës nisi transformimin e infrastrukturës në rrugët “Llambi Bonata”, “Haki Stërmilli”, “Musine Kokalari” dhe “Zyber Zeneli”. Kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi dhe lulishte e hapësira rekreative për të gjitha moshat. Bashkia e Tiranës do të nisë mbylljen e të gjitha hyrjeve dhe daljeve të paligjshme në rrugën kryesore drejt Kombinatit, që në shumë raste janë bërë shkak për aksidente të rrezikshme. Më tej, Kryetari i Bashkisë, Veliaj vendosi theksin te lehtësimi i qarkullimit pas hapjes së një pjese të Unazës së Madhe, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për lirimin e hapësirave të zëna në kundërshtim me ligjin.